Lajme

Kurti: Reciprociteti ndaj Serbisë nuk është hakmarrje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se reciprociteti ndaj Serbisë, nuk është një hakmarrje, njofton Shqip.com.

Në një konferencë për media, Kurti tha se kanë këkruar që Serbia t’i heq barrierat sepse sipas tij, ato janë sporadike dhe sistematike

“E duam reciprocitetin që Serbia t’i heq barrierat e vendosura. Nuk e shohim reciprocitetin si mjet për hakmarrje por si koncept që derivon nga vlera e barazisë, për ne barazia është vlerë përveç se dobi, dhe nga barazia si vlerë qëndron reciprociteti. Kur të jemi gati për vendosjen e tij, me siguri që do të njoftoheni dhe ta merrni vesh. Ne kemi thënë se ka një gjë e një çështje që nuk pret ajo është çështja e të pagjeturve që na mungojnë sot e kësaj dite i kemi 1 mijë e 630 të zhdukur me dhunë. Ndërkaq për marrëveshjen gjithëpërfshirëse e cila duhert ta ketë në qendër njohjen reciproke natyrisht që kërkohet ndryshimi i Serbisë”, tha Kurti.

Tutje, Kurti ka folur edhe për takimin e tij me Emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, teksa tha se nuk kanë diskutuar për hapjen e arkivave dhe për reciprocitet.

Po ashtu, ai tha se nuk do të ketë takim me delegacionin serb para 6 tetorit kur është edhe Samiti në Slloveni mes BE-së dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Lajçak ka zhvilluar një mori takimesh me akterë të ndryshëm dhe besoj që ka arritur ta kuptoj në hollësi, nuk kemi bseduar tema që nuk janë përmendur në komunikatë, nuk ka pasur diçka të re. Nuk do të ketë takim para 6 tetorit kur kemi Samitin në Slloveni midis BE dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk ka ndonjë datë kur do të ketë takimi i radhës.

Ndërkohë zvkryeministri i cili është përgjegjës për integrimin evropian ka pasur takime në Bruksel. Ai diskuton hollësitë e sidomos për çështjen e të zhdukurve. Nuk kemi diskutuar fare për cështjen e arkivave, kemi diskutuar për propozimet tona në raport me Serbinë dhe Ballkanin, nuk e kemi diskutuar çështjen e reciprocitetit por që kam theksuar se krerët e shteteve të vendeve evropiane kanë pranuar një letër ku janë renditur shkeljet që i ka bërë Serbia”, shtoi Kurti./Shqip.com