Lajme

Kurti: Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një reagimi në Twitter ka thënë se Reciprociteti duhet të jetë frymë e zgjidhjeve parimore.

Ai ka publikuar një intervistë të dhënë për mediumin Wellt, ku në atë intervistë ka folur edhe për marrëveshjen për targat.

“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Javën e kaluar fola me@Welt për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por edhe për fuqinë tonë të re të punës, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa sot gjatë ditës Josef Borell ka njoftuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet.

Kjo marrëveshje është përkrahur edhe nga Esocbar, Lajçak, Viola Von Cramon./Shqip.com