Sport Shqiptar

Kurti reagon pas humbjes së Kosovës nga Greqia: Lojtarët dhanë gjithçka çka patën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës ka reaguar pas humbjes së kombëtares në ndeshjen me Greqinë.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në Instagram, Kurti ka thënë se futbollistët tanë dhanë gjithçka për të arritur rezultat pozitiv.

“Pavarësisht disa mungesave të rëndësishme, sfiduam deri në minutin e fundit. Veçanërisht në minutat e fundit kur barazimi dukej më afër se sa humbja”.

“Lojtarët dhanë gjithçka çka patën, dhe kjo për tifozët është më e rëndësishmja. Le të fillojmë përgatitjet që tash për ndeshjen e ardhshme, për fitoren e radhës”, shkroi Albin Kurti.

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim te Greqia me rezultat 2-0.

Dardanët u pritën në mënyrë armiqësore nga grekët të cilët gjatë tërë ndeshjes bënë thirrje raciste dhe nacionaliste.

Pati edhe konfrontime mes tifozëve të të dyja ekipeve përfaqësuese derisa u desh ndërhyrja e policisë greke për të qetësuar gjakrat./Shqip.com