Lajme

Kurti: Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2022 e rriti mirëqenien e qytetarëve

Kryeministri i Kosovës ka renditur disa prej punëve të realizuara gjatë vitit 2022.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, Kurti është shprehur se Qeveria e tij gjatë vitit që lam pas ka qenë qeveri për rritje të mirëqenies.

“Mbështetje e vazhdueshme për qytetarët gjatë vitit që porsa lamë pas. Ndamë shtesa për 30 mijë lehona dhe për 260 mijë fëmijë. Brenda një viti, me dy Pako mbështetëm drejtpërdrejt rreth 800 mijë qytetarë të Republikës, pothuajse secilën familje. Pako për Ringjallje Ekonomike 100 milionë euro Dyfishuam asistencën sociale për rreth 26 mijë familje në muajin prill. Ndamë nga 100 euro për rreth: – 300 mijë pensionmarrës; – 240 mijë punëtorë të sektorit privat;- 74 mijë punëtorë të sektorit publik; – 50 mijë studentë”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, po ashtu janë ndarë edhe 37 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë.

“Shpërndamë afër 37 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë. 2) Pako për përballje me Inflacion 150 milionë euro. Dyfishuam asistencën sociale për mbi 24 mijë familje në muajin shtator. Ndamë nga 100 euro shtesë për rreth: – 290 mijë pensionmarrës; – 12 mijë punëtorë të ndërmarrjeve publike; – 51 mijë studentë”.

Kurti ka folur edhe për shtesat e punëtorëve të sektorit publik.

“Për 76 mijë punëtorët e sektorit publik ndamë nga 50 euro shtesë (shtator – dhjetor). Subvencionuam 50% të rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat për 3 muaj. Më skemën e punësimit “Qeveria për Familjet”, u punësuan 770 punëtorë. Me masën 1.3 u punësuan afër 5000 gra e vajza. Është rihapur thirrja për biznese për mbështetje të 50% të pagës për 3 muajt e parë nëse punësojnë gra”.

Kurti në fund ka përmendur edhe arritjet e Qeverisë së tij për personat me aftësi të kufizuar.

/Shqip.com