Lajme

Kurti publikon versionin e tij për Asociacionin, përmban 10 pika

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka dhenë versionin e saj për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërkaq në minutat e para pas mesnatës ka bërë publike këtë version.

Dokumenti i Kurtit për Asociacionin përmban 10 pika, ndërsa një dokument të tillë në gjuhën angleze Kurti e ka postuar në Twitter.

E të martën në mbrëmje kreu i Qeverisë tha se ky draft do të duhej të merret parasysh nga ndërmjetësuesit.

Kurti ka thënë se draft-vizioni i propozuar nga ai nuk diskriminon askënd.

“Draft-vizioni i propozuar nga unë bazohet në vlera evropiane për trajtimin e komuniteteve”.

Sipas Kurtit versioni i Ekipit Menaxhues, në të cilën ekip bën pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Serbisë nga radhët e partisë së Aleksandar Vuçiqit përfaqëson dëshirën për një “Republika Srpska” në Kosovë.

/Shqip.com