Lajme

Kurti priti në takim Bordin e përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A, diskutojnë mbi prioritet kryesore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë ditës së sotme kanë pritur në një takim Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrisë.

Po ashtu sipas njoftimi është bërë e ditur së në këtë takim është diskutuar mbi prioritet kryesore.

“Në takimin me kryesuesin Dukagjin Kastrati dhe anëtarët Besarta Zuka, Shpend Gjugja dhe Genc Hundozi, u bisedua për tejkalimin e morisë së problemeve me të cilat ballafaqohet kjo ndërmarrje si dhe ngecjeve në realizimin e objektivave afariste. U diskutua mbi prioritet kryesore, u theksua roli i rëndësishëm që ka bordi si dhe domosdoshmëria e rritjes së efikasitetit”, thuhet në njoftim.

Foto nga takimi

Po ashtu, Kurti ka ritheksuar mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bordin e sapo emëruar në punën e tij për zhvillimin e ndërmarrjes.

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët në bordet e katër ndërmarrjeve publike./Shqip.com