Kurti pritet të udhëtojë në SHBA, do të marrë pjesë në varrimin e Albright
Publikuar:
(20.04.2022 13:41:54)

Pas Vjosa Osmanit në varrimin e Albright pritet të marrë pjesë edhe Albin Kurti.
Lajmin për Shqip.com e kanë konfirmuar nga zyra e Kryeministrit.
Mirpo sipas zyrës së Kryeministrit ky udhëtim është i ndarë nga vizita e tij e planifikuar për në SHBA e cila do të zhvillohet në muajin maj.
Pjesëmarrja në ceremoni është e mundur vetëm me ftesa, Ceremonia e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright do të mbahet të mërkurën, më 27 prill, në Katedralen Kombëtare të Washingtonit.
Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare./Shqip.com