Lajme

Kurti pret opsione nga Lajçak e Escobar për targat, thotë se nuk i pranon të UNMIK-ut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak

“Targa të UNMIK-ut nuk prodhon Republika e Kosovës, këtu jemi shumë të qartë”.

Kështu tha kryeministri Albin Kurti gjatë konferencës ku foli për takimin e sotëm që do ta ketë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai tha se nuk vjen në konsiderim që Kosova të prodhojë targa neutral.

“Duhet ta shohim takimin e sotëm, a kanë opsione të reja. Me mua si kryeministër nuk mund të ketë prodhimtari status neuatral në Republiken e Kosovës. RKS janë tabelat e Kosovës”, u shpreh ai.

Barrikadat në Jarinjë / 31 korrik dhe 1 gusht 2022

“Opsionet në frymë reciprociteti, vijnë në konsideratë. Targa të UNMIK-ut nuk prodhon Republika e Kosovës, këtu jemi shumë të qartë. S’ka të bëjë kjo me mua personalisht. Unë s’do të mund të bëja asgjë kundër Republikës.”, përfundoi Kurti.

Theksojmë se në Kosovë po qëndrojnë Escobari dhe Lajçaku.

Kjo vizitë vie disa ditë pas takimit të Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 18 gusht në Bruksel.

Nga ky takim, palët nuk arritën marrëveshje për shuarjen e tensioneve në veri të vendit./Shqip.com