Lajme

Kurti pret në takim një grup studentësh dhe të rinjëve nga mërgata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim një grup studentësh dhe të rinjësh nga mërgata.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim një grup studentësh dhe të rinjsh nga mërgata, anëtarë të shoqatës Albanian Youth Organization Mannheim/Heidelberg (AYO), VaS, Shoqatës Studentët Shqiptarë Stuttgart dhe Social Studies Diversity and Inclusion Expert, me të cilët bashkëbiseduan e shkëmbyen ide për mundësitë se si mund të kontribuojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se në takim u diskutua për shërbimet që i ofrojnë mërgatës institucionet e Kosovës dhe për projektet e mundshme në të ardhmen nëpërmjet të cilave do të mund të ndërtoheshin ura bashkëpunimi midis rinisë në Kosovë dhe asaj në mërgatë.

Foto nga takimi

Po ashtu Kurti ka folur në këtë takim edhe për nismat e qeverisë për një program nacional për transferim të dijes dhe përvojës nga mërgata  në Kosovë, dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në fushat e arsimit dhe inovacionit.

“Të kesh njerëzit dhe profesionistët e duhur në vendet e duhura është thelbësore, prandaj ne jemi shumë të interesuar si qeveri për të tërhequr profesionistë të talentuar, brenda apo jashtë vendit”, ka thënë Kurti.

Të rinjtë nga mërgata e njoftuan kryeministrin për aktivitetet e shoqatës dhe organizatave të tyre dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim me të rinjtë nga Kosova./Shqip.com