Lajme Kush nga kryetarët e partive opozitare do të shkoj në takimin e ftuar nga kryeministri Kurti?

Kurti pret në takim liderët opozitarë, jo të gjithë i përgjigjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë së premtes do të pres në takim liderët e partive opozitare.

Takimi pritet të mbahet në ora 12.

Deri tani, pjesëmarrjen e ka konfirmuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Por, jo edhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka kërkuar që takimet për dialogun të mbahen në Kuvend, qoftë edhe me seancë të mbyllur për publikun.

Lexo edhe:
PDK refuzon ftesën, kërkon debat në Kuvend

Përgjigje negative Kurti ka marrë nga edhe LDK-ja.

Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri duhet të vij në Kuvend për të raportuar për dialogun.

Lexo edhe:
Haziri: Kurti le të na takojë në Kuvend

Zyra e Kryeministrit nuk ka treguar se cila do të jetë tema e takimit të thirrur me opozitën.

/Shqip.com