Lajme

Kurti pret në takim eurodeputetin Lukas Mandl, diskutojnë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin e Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Lukas Madl.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.

Në këtë takim është diskutuar për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për shtetin dhe popullin austriak, për mbështetjen dhënë Kosovës për liri dhe pavarësi. Kurti vlerësoi lartë angazhimin dhe lobimin e eurodeputetit Mandl për Kosovën. Në veçanti theksoi përkushtimin e tij për të çuar përpara agjendën e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Foto nga takimi

Po ashtu është bërë e ditur se Kurti ritheksoi se Austria është një shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm, duke veçuar programet dhe investimet e qëndrueshme, të cilat mbështesin në vazhdimësi Republikën e Kosovës./Shqip.com