Lajme

Kurti ekskluzivisht për “Vecernji list”: Vuçiqin e mërzit demokracia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, e mërzit demokracia.

Ai në një intervistë për “Vecernji list” ka thënë se Vuçiq dëshiron të bëhet mbret.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se në kufirin Kosovë-Serbi ka baza të ushtrisë serbe “prandaj jemi shumë të kujdesshëm”.

“Ne kemi blerë Bajraktarët, dyfishuam buxhetin e ushtrisë dhe rritëm numrin e ushtarëve. Në kufi janë bazat e ushtrisë serbe, prandaj jemi shumë të kujdesshëm”, tha Kurti.

/Shqip.com