Lajme

Kurti premton punësimin e 500 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës – ka dhënë një premtim; 500 të punësuar ai asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Përmes një postimi në Facebook ka thënë Garantimi dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve është çështje thelbësore në vetvete.

Ka treguar se gjatë vitit 2021 janë punësuar 100 asistentë për këtë kategori të fëmijëve.

“Vitin 2022 e kemi shpallë “Vit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës”, përgjatë të cilit do të ndërmarrim hapa konkret për përmirësimin e situatës që e kemi gjetur”.

“Në Kalendarin e Aktiviteteve për vitin 2022, me punën e përbashkët të përfaqësuesve të organizatave, përfshirë Down Sindrom Kosova, mes tjerash do të bëhet edhe trajnimi i mësimdhënësve dhe drejtorëve të arsimit të mesëm të lartë, për qasjen dhe arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta”, ka shkruar Kurti. /SHQIP.COM