Lajme

Kurti: Pranova kuponin fiskal në Brezovicë

Qeveria e Kosovës është shprehur e kënaqur për futjen në menaxhim të qendrës së skijimit “Brezovica”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar në Brezovicë ku është takuar me nxënësit e shkollave fillore të Kosovës të cilët janë duke marr pjesë në aktivitetin për nxënien e njohurive për sportin e skijimit.

“Përgjatë vizitës, kisha kënaqësinë të bëjë xhiro në teleferikun e qendrës, për çka edhe pranova kuponin fiskal. Kjo është sezona e parë dimërore në 20 vitet e fundit që qendra e skijimit Brezovica ka rregulluar statusin e saj të funksionimit dhe ka kthyer imazhin prej margaritari të çmuar”, ka thënë ai.

Projekti me nxënësit  është nisur nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës./Shqip.com