Kurti përuron shërbimet konsullore të Kosovës në Iowa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në inaugurimin e konsullatës se Kosovës në Iowa.
Kurti ka shkruar në Twitter, se është krenar për inaugurimin e kësaj konsullate.
“Krenar për inaugurimin e shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës në shtetin e madh të Iowa-s. Konsullata demonstron përkushtimin e Qeverisë sonë ndaj diasporës sonë në Midëest dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s”, ka shkruar Kurti.
Proud to inaugurate consular services for Kosova citizens in the great state of Iowa. The consulate demonstrates our Govt’s commitment to our Midwest diaspora and to the further development of the special relationship between Kosova & Iowa. pic.twitter.com/Hv9nybtEAB
— Albin Kurti (@albinkurti) May 13, 2022
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, koloneli Ejup Maqedonci, shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku dhe Berat Shala, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington./Shqip.com