Lajme

Kurti përsëri telefonohet nga SHBA, kanë një kërkesë

Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike më kryeministrin, Albin Kurti.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se kanë biseduar për shmangien e ndonjë eskalimi të radhës me kërkesën konkrete për shtyrjen e gjobave për targat

“Ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë = rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.

Ndryshe, për bisedën me nënsekretarin amerikan ka njoftuar mbrëmë edhe Kurti.

Me Chollet, Kurti tha se kanë biseduar për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, e cila në qendër ka njohjen reciproke si dhe situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit.

“Një bisedë telefonike e sinqertë dhe e rëndësishme me nënsekretarin e Shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka njoftuar Kurti në Twitter.

/Shqip.com