Lajme

Kurti: Përkushtimi, puna dhe përulësia e Mbretëreshës Elizabeth II janë një frymëzim për të gjithë ne

Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Ndërsa lidhur me vdekjen e saj ka ardhur edhe mesazhi ngushëllues nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai përmes një reagimi në Twitter është shprehur se përkushtimi, puna dhe përulësia e Mbretëreshës Elizabeth II janë një frymëzim për të gjithë ne.

Lexo edhe:
Vdes Mbretëresha e Anglisë në moshën 96-vjeçare

“Populli i Kosovës dhe unë i shprehim ngushëllimet tona më të thella @Familja mbreterore dhe popullit britanik për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II. Përkushtimi, puna dhe përulësia e saj janë një frymëzim për të gjithë ne, veçanërisht në këto kohë të vështira. U prefsh ne paqe”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe:
Jeta e Mbretëreshës Elizabeth II përmes fotografive

Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do të udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Commonwealth.

Mbreti i ri i Anglisë

Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe dëshmoi ndryshime të mëdha shoqërore./Shqip.com