Lajme

Kurti përkujton masakrën e familjes Berisha nga Suhareka

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka përkujtuar masakrën e familjes Berisha nga Suhareka.

“Para 24 vitesh, forcat serbe vranë dhe masakruan 50 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë. Mes tyre edhe 11 fëmijë. Pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat. Zhdukën kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet.

“Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon.U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit.Përkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan”, ka shkruar Kurti.

Theksojmë se po ashtu sot në Krushë të Madhe përkujtohen 243 personat e vrarë në masakrën e kryer nga Serbia.

/Shqip.com