Lajme Botë

Kurti përkujton ish-sekretaren Albright në dy vjetorin e vdekjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, në dyvjetorin e vdekjes së saj.

Ai tha se Kosova do të jetë gjthmonë mirënjohëse për rolin e saj në përkrahjen e ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës që ndali spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.

“Kanë kaluar dy vjet që nga vdekja e Sekretares së Shtetit të SHBA, Madeleine Albright, një avokate e vendosur për vlerat amerikane jashtë vendit. Kosova do të jetë gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohëse për përkrahjen e saj për ndërhyrjen e NATO-s, e cila ndaloi krimet e papërshkrueshme të gjenocidit”, ka shkruar Kurti.

/Shqip.com