Lajme

Kurti përkujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në ditën e lindjes së tyre

Sot me 26 shkurt është ditëlindja e veprimtarit të çështjes kombëtare, politikanit dhe shkrimtarit, Adem Demaçit e po ashtu në të njëjtën ditë edhe ditëlindja e aktivistit tashmë të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Lidhur me këta dy persona, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur të shkruaj në profilin e tij në Facebook, duke treguar se ka qenë edhe për t’i vizituar familjet e tyre.

“Adem Demaçi e Astrit Dehari sot e kanë ditëlindjen. Vizituam familjet e tyre – përplot kujtime mallëngjyese e udhërrëfyese. Njëri si e vërteta e shqiptarëve në raport me Serbinë, tjetri si konfirmim i asaj të vërtete dhe drejtësi ende e munguar në Kosovë”, shkroi Kurti.

Madje, Kurti postimin e tij e përfundoi me frazën “Kush jehon, rron edhe kur s’jeton. Si këta dy”.

/Shqip.com