Kurti për sulmin e policëve në Leposaviç: Prokuroria e gjyqësori të jenë në nivel të detyrës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për plagosjen e pesë zyrtarëve policorë në veri të vendit pas një aksioni kundër kontrabandës në Leposaviç.
“Sa i përket policëve, ne sot i kemi pesë zyrtarë policorë në veri duke luftuar kontrabandën dhe krimin e organizuar. Unë mund të shpreh mirënjohjen për trimërinë dhe profesionalizmin e tyre. Shpresoj që edhe hallkat tjera të sistemit të drejtësisë, prokuroria e gjyqësori të jenë në nivel të detyrës” ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se për sot ka caktuar edhe një takim me policët e lënduar.
“Unë për sot e kam caktuar një takim me policët e lënduar, në ora 17:00” ka thënë Kurti.
Ai nuk ka dashur të komentojë më tutje lidhur me këtë temë duke u shprehur se sot është në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje./Shqip.com