Lajme

Kurti për Rexhep Qosjen: Mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta

Kryeministri, Albin Kurti, akademik, Rexhep Qosja dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë vizituar akademik Rexhep Qosjen në 86 vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi në rrjetin social në Instagram, Kurti ka shkruar se Qosjes i kanë uruar shëndet, gëzime e mbarësi.

“Për ditëlindjen e tij të 86-të sot vizituam akademik Rexhep Qosjen. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i uruam shëndet, gëzime e mbarësi. Vitet kalojnë, por disi jo edhe për Profesor Qosjen: mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta si ngahera”, ka shkruar Kurti.

Rexhep Qosja ka lindur me 25 qershor 1936, në Vuthaj të Malit të Zi, është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar. Është anëtar i rregullt dhe korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe ka qenë i angazhuar në politikën kosovare të pasluftës.

Akademik Rexhep Qosja

Është autor i disa romaneve të njohura. Qe njëri ndër zërat më të spikatur të dramës moderne shqipe gjatë viteve 1970./Shqip.com

Akademik Rexhep Qosja