Lajme

Kurti për regjistrimin e popullsisë në Serbi: Shqiptarët t’i përgjigjen shtypjes

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Serbi vazhdimisht përballën më pasivisim të adresave në këtë vend.

Ai ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë që t’i përgjigjen regjistrimit, sipas tij më këtë i reagojnë shtypjes që është duke ju bërë.

“Të dashuri qytetarë nga sot në tërë Serbinë fillon regjistrimi i popullsisë dhe i pasurive. Në rrethana normale dhe në vende me demokraci të zhvilluar e liri të garantuar procesi i regjistrimit të popullsisë trajtohet si diçka natyrshme. Në ato vende përcaktohen politikat 10 vjeçare zhvillimore dhe sociale duke u bazuar në numrin e popullsisë që del nga regjistrimi.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi në vazhdimësi përballën me diskriminim kombëtar dhe njerëzor dhe së fundi me pasivisim të adresave të tyre. Prandaj regjistrimi që fillon sot dhe përfundon më 31 tetor për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike. Si kryeministër i Kosovës ftoj qytetarët që jetojnë në Serbi e veçanërisht në komunat e Preshevës, Metvegjes dhe Bujanovcit që t’i përgjigjen regjistruesve duke regjistruar vetën dhe familjet tuaj. Ju ftojë që shtypjes ti përgjigjeni me regjistrim aty”, ka thënë Kurti në një video-mesazh në Facebook.

Ndryshe, që nga sot në shtetin e Serbisë ka filluar regjistrimi i popullsisë.

Deputeti i vetëm shqiptarë në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka bërë thirrje të gjithë popullatës shqiptare që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të regjistrohen./SHQIP.com