Lajme

Kurti për propozimin e opozitës për TVSH-në dhe akcizën: Populli nuk jeton tre ose gjashtë muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se populli nuk jeton vetëm tre ose gjashtë muaj.

Kjo deklaratë e Kurtit ka ardhur pas propozimit të opozitës që për tre muaj të largohet Tatimi Mbi vlerën e Shtuar (TVSH) për produktet esenciale si dhe të përgjysmohet taksa për derivatet.

“Këto propozime tregojnë gjithashtu se e keni të huaj vizionin dhe planifikimin. Nuk jeton populli veç tre muaj apo gjashtë muaj. Shumë shtete që kanë bërë ulje të TVSH-së apo akcizës, janë penduar kur ka kaluar ai afat. Është e nevojshme të ndihmohen shtresat e nevojshme, pa e dëmtuar buxhetin. 3+3 është shprehje e mungesës së idesë”, ka thënë Kurti.

Kurse, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kurti mund të vendos që ta heq akcizën në mënyrë që të paguhet më pak për naftën.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe deputet në Kuvend, Lumir Abdixhiku

“Kompleksiteti dhe ndërlikueshmëria e bëjnë problemin më të madh. Sot, naftën e ke caktuar të jetë 1.89 euro dhe je duke i marrë 60 centë TVSH e akcizë. Ti mund të vendosesh ta heqësh TVSH-në e akcizën, dhe nafta mund të jetë 1.39 euro. Pse po e komplikon një gjë të thjeshtë? Tatimi është i njëjtë, por barra më e madhe. Tash nafta është bë 1.89, je t’u marrë më shumë, pa nevojë”, tha Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku ka thënë që të jepin një propozim Qeveria se çfarë të ndërmerret në lidhje me ngritjen e çmimeve./Shqip.com