Ekonomi

Kurti: Për një ekonomi të qëndrueshme nevojitet rritje e prodhimit vendor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur të arriturat e Qeverisë së tij lidhur me sektorin e Bujqësisë.

Sipas Kurtit, për një ekonomi të qëndrueshme nevojitet rritje e prodhimit vendor dhe përmirësim i infrastrukturës.

Po ashtu Kurti ka thënë se si Qeveri ka ndarë mbi 70 milionë euro për 28 mijë fermerë.

“Kemi ndarë mbi 70 milionë euro për 28 mijë fermerë nga 27 nën-sektorë të ndryshëm. Kemi ndarë 8 milionë  euro për plehërimin pranveror për grurë, misër, patate dhe fasule. Për herë të parë kemi subvencionuar naftën për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro”, ka thënë Kurti.

Po ashtu Kurti kanë thënë se si Qeveri kanë hartuar dhe miratuam Strategjitë dhe Planet e Veprimit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, dhe për Zhvillimin e Pylltarisë.

“Kemi mbjellë 1 milion fidanë. Kemi pyllëzuar 111 ha sipërfaqe të tokave pyjore. Kemi rehabilituar dhe ndërtuar sistemin e ujitjes për 7,750 ha tokë bujqësore në vlerë prej 4.1 milionë euro për 8 komuna. Më shumë se 100 milionë euro grante nga BE dhe Gjermania për trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave”.

Pos për Bujqësi, Kurti ka folur edhe për të arriturat në Infrastrukturë.

“Filluam punimet e fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë. Nënshkruam marrëveshjen për ndërtimin e rrugës Pejë-Rozhajë dhe asaj Deçan-Plavë. Miratuam marrëveshjen për bashkëfinancim të hartimit të projektit për rrugën Prizren-Tetovë. Kemi përfunduar asfaltimin e rrugëve në veri të vendit, në Jasenovik, Syriganë, Cerajë, Koshtovë, Bistricë e Vllahisë, Dedi dhe Magjerë”

Miratuam Planin Hapësinor të Kosovës; Planin Hapësinor për “Parkun Kombëtar Sharri”, si dhe atë për “Bjeshkët e Nemuna”, ka shtuar më tutje Kurti.

/Shqip.com