Lajme

Kurti për krizën energjetike: Ndodhemi në një situatë që s’ka zgjidhje të lehtë

Kryeministri Albin Kurti në foltoren e Kuvendit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për krizën energjetike që ka kapluar vendin, ka thënë se në një situatë të tillë nuk ka zgjidhje të lehtë.

Sipas tij, nëse qytetarët nuk duan të kenë reduktime të energjisë, duhet të ketë ose subvencionim të energjisë nga shteti ose shtrenjtim të faturës së konsumatorëve, ose të dyja bashkë.

“Nuk ka mundësi të tjera. Jam i interesuar për ide kreative, por të kërkosh të mos shtrenjtohet energjia, as mos të ketë reduktime e as të subvencionojë shteti, është e pamundur. Nuk ka zgjidhje të lehtë, s’ka as zgjidhje optimale sepse kriza është e rëndë”, deklaroi ai.

“Qytetarët kanë fantazi, mund të fantazojmë edhe unë edhe ju por s’është e mundshme as subvencionimi, as shtrenjtimi i faturës e as reduktimet. Është e domosdoshme të kuptohet se s’ka zgjidhje ideale”, shtoi tutje shefi i qeverisë.

Kurti mes tjerash tha se në katër vjetet e fundit, Kosova kurrë s’ka pasur më shumë qytetarë që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike.

“Në dhjetor të vitit 2021, ka pasur rritje të çmimit të gazit natyror prej 180kë/orë, krahasuar me fillimin e vitit 2021. Ka ndodhur një rritje e çmimit global të gazit për shkak të kërkesës për gaz. Edhe Kosova është ndikuar nga rritja e çmimeve në Evropë.”/SHQIP.com