Lajme

Kurti për Fondin Sovran: Do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik

Qeveria e ka miratuar Projektligjin për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se Fondi Sovran, do ta vendosë Kosovën në hartën e tregjeve botërore financiare.

“Ndërmarrjet tona publike, së bashku me 24 mijë asete tjera do të barten nga qeveria në Fond. Kjo do të rrisë mundësinë e investimeve dhe përmirësojë edhe më shumë menaxhimin e tyre. Kësisoj, Qeverinë po e bëjmë më të vogël por shtetin më të fortë e më të pasur. Fondi Sovran do të na vendosë në hartën e tregjeve botërore financiare. Ai do të jetë bërthama e sovranitetit tonë ekonomik”, thuhet në njoftim.

Ai ka theksuar se qysh nga viti 2000 ka filluar trendi i formimeve të fondeve sovrane, ku 170 shtete të botës kanë fonde sovrane.

Gjithashtu, në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, u miratua Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

/Shqip.com