Kurti për BBC: Pa marrë parasysh jam pozitë apo opozitë “boshnjëzimin e Kosovës” nuk e lejoj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i tha BBC-së të martën se Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk do ta lejojë.
Madje, theksoi se këtë do ta bëjë pa marrë parasysh pozicionin e tij në politikë; pozitë apo opozitë.
Pasi, Kurti thotë se për këtë është votuar, pra; ta parandalojë krijimin e Asociacionit.
Sipas asaj që Kurti tha në emsionin “Hard Talk”, Serbia e dëshiron “boshnjëzimin e Kosovës”.
Pikërisht, në mënyrë kronologjike përmendi edhe historinë e këtij shteti të cilin e merr referencë; Bosnjën.
“Kur Asociacioni nuk u implementua, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi. Ishte Beogradi që u zemërua. Në vitin 1991, më 26 prill, 14 komuna me shumicë serbe në Bosnjë-Hercegovinë u bënë bashkë e krijuan Asociacionin”.
“Më 9 janar 1992, e shpallën pavarësinë, më 28 shkurt 1992, e bënë Kushtetutën e tyre, më 14 dhjetor 1995 në Dejton arritën njohjen ndërkombëtare. Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë. Nuk do ta lejoj këtë”, ka deklaruar Kurti.
Pavarësisht kësaj, kreu i ekzekutivit kosovar thotë se do të punojë edhe për serbët, njëjtë si për shqiptarët.
Për serbët thekson se “nuk protestuan kur Gjykata Kushtetues hodhi poshtë Asociacionin”, por deklaroi se “Beogradi u zemërua”.
Kurti edhe si opozitë kishte kundërshtuar Asociacionin që në atë botë e quante “Zajednica”.

Nuk kishte kursyer as protestat në rrugë e as aksionet në Kuvend e që përfundonin me dhunë.
Serbia insiston që të jetësohet Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, madje Lista Serbe “ka kërcënuar me dalje nga institucionet”.
Por, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të jashtëligjshme atë marrëveshje. /Shqip.com