Ekonomi

Kurti: Për ankandin solar janë interesuar kompanitë nga Evropa, SHBA-ja, Azia e Australia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se ankandi solar i shpallur nga Qeveria në maj të këtij viti, ka tërhequr më shumë se 160 shprehje interesi.

Kurti shkroi në platformën “X” se kompanitë kryesore evropiane, amerikane, aziatike e australiane janë interesuar për këtë ankand.

“Ankandi ynë i parë Solar 100 MW ka tërhequr tashmë më shumë se 160 shprehje interesi deri më sot nga kompanitë kryesore europiane, amerikane, aziatike dhe australiane. Bëhuni pjesë e ankandit për t’u bërë pjesë e tranzicionit tonë të energjisë së gjelbër”, ka shkruar Kurti në “X”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në maj e shpalli ankandin e parë për parkun me energji solare, me kapacitet prej 100 megavatesh.

/Shqip.com