Lajme

Kurti për aksidentin tragjik në Indi: Kosova qëndron krah jush

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës
Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik në Indi ku mbeten të vrarë mbi 260 persona.

Kreu i qeverisë tha se shpreson që familjarët e viktimave të bëhen të fortë dhe të lënduarit të shërohen sa më shpejt.

“Kosova qëndron krah për krah me Indinë në këtë kohë dhimbjeje”, shkroi Kurti.

Në Indi, një aksident tragjik ka ndodhur në mes tre trenave, duke lënë mbi 260 të vdekur e mbi 1 mijë të lënduar.

On/Shqip.com