Lajme

Kurti: Për 100 ditë menaxhuam me sukses pandeminë dhe siguruam dy milionë vaksina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para kabinetit qeveritar ka prezantuar punën e 100 ditëshit të Qeverisë që ai drejton duke thënë së gjatë kësaj kohë janë siguruar dy milionë vaksina, shkruan SHQIP.

Kryeministri ka thënë se me marrjen e mandatit qeverisës kishim numër të madh të infektimeve me COVID-19 dhe rasteve të vdekjeve dhe nuk kanë gjetur asnjë kontratë për negocimin e sigurimit të vaksinave.

“Kur morëm mandatin kishim 781 raste me infektime të reja dhe 107 vdekje, kurse sot kemi nëntë raste të reja dhe asnjë vdekje. Fatkeqësisht nuk gjetëm asnjë vaksinë dhe asnjë kontratë të negociuar për sigurimin e tyre , sot kemi dy milionë vaksina të siguruar ku afro 400 mijë sosh kanë arritur dhe mbi 200 mijë doza ta administruara”, u shpreh Kurti.

Ai ka deklaruar se në këto 100 ditë kanë marrë 144 vendime dhe kanë kaluar projektligje e dokumente të rëndësishme.

Ai më tej tha se janë zotuar së do të ndalin trendin e infektimeve dhe vdekjeve dhe së dyti sigurimin e  sa me shumë dhe shpejt të vaksinave.

“Në këto 100 ditë ne kemi marrë 144 vendime dhe kemi kaluar projektligje e dokumente të rëndësishme. Kur e bëmë betimin në Kuvend me 22 mars thamë se prioritet kryesor është menaxhimi i pandemisë. U zotuam se do të bëjmë dy gjëra me urgjencë, ndaljen e trendit të infektimeve dhe ta kthenim mbrapsht trendin e vdekjeve, dhe së dyti të sigurojmë vaksina sa më shpejt e më shumë”, ka shtuar Kurti./SHQIP.com