Lajme

Kurti pas takimit me Dendias, paralajmëron thellimin e raporteve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Greqisë

Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar thellimin e raporteve diplomatike midis Kosovës dhe Greqisë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti është shprehur se me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Denidas kanë folur për thellimin e raporteve midis dy vendeve.

“Marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona janë më të mira tani se kurrë më parë dhe ne të dy jemi të vendosur të ndërtojmë lidhje edhe më të ngushta e më të thella”, ka shkruar Kurti.

Denidas gjatë vizitës në Kosovë ka zhvilluar takim edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

/Shqip.com