Lajme

Kurti pas rritjes së çmimeve: Po punojmë për t’iu ndihmuar qytetarëve me pako masash

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nga e mërkura janë duke punuar për t’iu ndihmuar qytetarëve pas rritjes së çmimeve, përcjell Shqip.com.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet të mërkurën, Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Sipas tij, Kosova varet nga importi dhe se nuk kishte se si të mos ndikohej nga rritja e çmimeve.

Lexo edhe:
Kurti për rritjen e çmimeve: Do të kemi pako masash që u vijnë në ndihmë qytetarëve

“Ju ftoj ta ruani qetësinë, po punojmë për një pako masash që do t’i ndërmarrim që do t’iu vijnë në në ndihmë t’i tejkaloni vështirësitë financiare. Nga sot e ditëve në vijim, po punojmë që të kemi pako masash që të kaloni më lehtë këtë gjendje”, ka thënë Kurti para ministrave të kabinetit qeveritar./SHQIP.com