Kurti pas raportimit për sundim të ligjit: Reformat tona po funksionojnë

Kosova ka shënuar progres në përmisimin e sundimit të ligjit. Kosova është radhitur si shteti i dytë në botë për përmirësim në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022.
Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project” të publikuar të mërkurën, Kosova radhitet pas Hondurasit sa i përket përmirësimeve në këtë aspekt.
Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti është shprehur se reformat në drejtësi po funksionojnë.
“Kete vit,@TheWJP e ka renditur sërish Republikën e Kosovës #1 në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit. Ajo gjithashtu e ka renditur Kosovën #2 në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe po funksionojnë me shpejtësi” ka shkruar Kurti në Twitter
Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë renditur si shteti i pestë që ka shënuar më së shumti përmirësime.
Ndërsa sipas Indeksit vendet që qëndrojnë më së keqi sa i përket përmirësimeve janë: Sudani, Birmania, Haiti, Afganistani dhe Nikaragua.
/Shqip.com