Lajme

Kurti pas kthimit nga SHBA-ja flet për marrëveshjen me MCC-në dhe takimin me Blinken

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në mes Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Kosovës ka thënë se theks te veçantë ka tek bateritë akumuluese dhe përfshirjen e grave në këtë sektor.

Në një konferencë për media, Kurti tha se kjo marrëveshje është grant dhe jo kredi

“Në programin kompakt siç e kemi shpjeguar edhe me Ministren Rizvanolli, përfshihet edhe një grant në vlerë mbi 200 milionë dollarë, pra nuk bëhet fjalë për kredi që duhet të kthehet por për një grant që i jepet vendit tonë për sektorin e energjisë , me theks të veçantë te bateritë akumuluese dhe tek trajnimet dhe ngritja e shkathtësive profesionale në sektorin e energjisë me potencim tek pjesëmarrja e grave”, tha Kurti.

Po ashtu, në këtë konferencë Kurti foli edhe për takimin e tij me sekretarin amerikan Antony Blinken gjatë vizitës në SHBA.

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken

“Takimi me sekretarin Blinken ishte fort i veçantë, sepse në njërën anë është konfirmim i aleancës sonë të fortë, i partneritetit të gjerë dhe miqësisë sonë të thellë, por në anën tjetër është edhe hapje e një kapitulli të ri, ku reformat demokratike në Kosovë sfidat në të cilat ndodhet Kosova dhe i gjithë kërkojnë një shtim bashkëpunimi të Kosovës me SHBA-të”, tha Kurti.

Kjo konferencë e Kurtit është bërë në ditën kur është kthyer nga vizita pesë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Atje janë takuar me sekretarin amerikan Antony Blinken si dhe kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes më MCC-së./Shqip.com