Lajme

Kurti organizon pritje për gazetarët në fundvit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të organizojë një pritje për gazetarët me rastin e fundit të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur nga vetë zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Pritja do të bëhet nesër duke filluar nga ora 12:00.

Në emër të Sh. T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, kemi nderin të ju ftojmë në pritjen e fundvitit të organizuar për gazetarët. Pritja do të mbahet nesër, më 29 dhjetor 2022, në ora 12:00, në restoranin Menza, Prishtinë.

 Për të konfirmuar pjesëmarrjen, secili medium duhet të dërgoj emrin e përfaqësuesit të tyre.

/Shqip.com