Lajme

Kurti – opozitës: Pyeteni bashkësinë ndërkombëtare pse nuk po reagon për policët e kidnapuar

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë opozitës që mund ta pyesin bashkësinë ndërkombëtare se pse nuk po reagojnë për kidnapimin e tre policëve kosovarë nga Serbia.

Kurti i është përgjigjur Abeldard Tahirit, shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, se ambasadorët takojnë vazhdimisht opozitën në Kosovë dhe mund t’i pyesin ata.

“Lirisht në takimet që keni, jeni më shumë të mirëseardhur t’i pyesni KFOR-in pse nuk keni reaguar për rrëmbimin e tre policëve”, ka thënë Kurti gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës.

Më tutje, Kurti ka thënë se kur e kanë arrestuar Llunen, atëherë kanë bërë një akt deeskalimi, pasi “Llune e eskalonte”.

Më tutje, Kurti tha se kryetarët shqiptarë në komuna po mundohen të krijojnë ekipe nga komuniteti serb.

“Lulzim Hetimi dhe kryetarët e tjerë po përpiqen vazhdimisht që të ketë edhe nënkryetar e drejtorë nga komunitetet”, ka thënë Kurti.

/Shqip.com