Lajme

Kurti: Nuk ka asnjë plan për Asosacionin e Komunave Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës gjatë një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se 28 vendime janë miratuar gjatë mbledhjes.

“Sot mbajtëm mbledhjen e 81-të me radhë të qeverisë ku miratuam 28 vendime” është shprehur Kurti fillimisht.

Kurti po ashtu është shprehur i lumtur që gjatë mbledhjes së Qeverisë është miratuar edhe koncept dokumenti për Fondin Sovran.

Po ashtu në këtë mbledhje Kurti është shprehur se për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve është themeluar edhe komisioni për memorialin e fëmijëve të vravë gjatë luftës.

Kurti ka treguar se gjatë mbledhjes së Qeverisë është caktuar edhe për emrin e zëvendësdrejtorit të AshNA-së, ku për këtë pozitë është propozuar Besim Jashari.

Ndërsa pas prezantimit të vendimeve të miratuara nga Qeveria e Kosovës, Kurti ka folur edhe për çështjet e tjera.

Kurti thotë se nuk ka marrë ndonjë ftesë për ndonjë takim me Vuçiqin nga ana e Borrell.

Kurti ka folur edhe për çështje e taragave duke thënë se ky proces duhet patjetër të bëhet vetëm përmes reciprocitetit. Sipas Kurtit kjo çështje nuk ngec te pala kosovare.

Kurti ka folur edhe niher për çeshtjen e Trustit duke thënë se kjo çështje nuk mund të ndodh.

“Prej fillimit kur është kërku si kërkesë e kemi ditur se nuk është e mirë, niher kanë kërkuar 10%, tash po kërkojnë 30 % ndërsa nesër mund të kërkojnë 50 %, e pastaj nuk ka pleçeri” ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur rreth deklaratës së Viola Von Cramon e cila ka thënë se kanë një propozim për Asociacionin.

Për këtë Kurti ka thënë se Kosova e ka Asociacionin e Komunave, e që i mjafton, derisa ka shtuar se nuk është në dijeni për ndonjë propozim të cilin e përmendi Viola Von Cramon.

“Kosova e ka Asociacionin e komunave dhe besoni se mua po më del boll ky Asociacion. Në anën tjetër unë nuk jam në dijeni për ndonjë farë plani për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo çështje është trajtuar dhe nuk kam çka ti shtoj diçka të re. Mund të ketë Asociacion mbi baza zhvillimore e jo mbi baza etnike”, ka thënë Kurti

Kurti po ashtu ka shprehur mundësinë që të vizitojë Hashim Thaçin që gjendet në paraburgim për shkak të akuzava nga Gjykata Speciale.

Kurti ka thënë se në SHBA ka qenë pas 8 viteve që kur ka qenë për herë të fundit.