Lajme

Kurti nuk e përjashton mundësinë për marrëveshje finale me Serbinë gjatë mandatit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka përjashtuar mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale për me Serbinë gjatë mandatit të tij.

Kurti në një intervistë për “Rel”, tha se është e pritshme që në një mandat katër vjeçar të arrihet marrëveshja finale me Serbinë, teksa theksojë se varet nëse ekziston gatitshmëria nga pala serbe.

“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia”, tha Kurti./Shqip.com