Lajme

Kurti: Nuk duam rritje ekonomike e mirëqenie pa veteranët por me të vërtetën e luftës

Kurti ka thënë se gjatë takimit me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar që fillimisht të bëhet pastrimi i listave.

“Unë dje i kam takuar veteranët ku edhe kam kërkuar që të bëhet pastrimi i listave” ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se ai gjatë javës së ardhshme do të dërgojë idetë nga ana e Qeverisë së Kosovës në drejtim të veteranëve.

Ai ka thënë se zyra e tij do të jetë e hapur çdo herë për veteranët ku ata mund ti adresojnë probleme e tyre.

“Propozimet me shkrim do t’iu dërgohen gjatë javës tjetër. Bashkë me ministrinë Financave jemi duke punuar në një propozim konkret, ofertë përmbajtjesore, me shkrim, të qartë për organizatat e dala nga lufta. Jam i hapur për dialog e komunikim. Zyrën e kanë të hapur për gjitha dilemat që mund t’i kenë”, ka thënë Kurti.

Nuk duam rritje ekonomike e mirëqenie pa veteranët por me të vërtetën e luftës ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com