Lajme

Kurti: Nuk do të tolerohet asnjëherë prekja e pavarësisë apo integritetit territorial të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të tolerohet asnjëherë prekja e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës.

Ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje tha se këto nuk janë të diskutueshme askund.

“Natyrisht, le ta dinë të gjithë, kur kërkojmë të respektohet pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, as që bëhet fjalë të mendohet se do tolerojmë prekjen e pavarësisë, sovranitetit apo integritetit territorial të Kosovës. Këto nuk janë të diskutueshme asnjëherë, askund për neve”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ka vepruar Serbia dje është duke bërë Rusia sot në Ukrainë.

“Menduam se me përfundimin e luftërave që i shkaktoi Serbia në Ballkan, erdhi një paqe e qëndrueshme në Evropë, por ja që siç veproi Serbia dje po vepron Rusia sot. Këto dy shtete kanë një lidhje historike e kulturore me njëra-tjetrën, në linjat e autokracisë e despotizmit, agresionit dhe gjenocidit”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu tha se Kosova është duke e vazhduar të rreshtohet krahë Ukrainës.

/Shqip.com