Lajme

Kurti: Normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë këtë vit

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel më 27 shkurt të këtij viti.

Duke folur për median franceze, “France 24”, tha se një marrëveshje që çon në normalizimin e plotë midis dy vendeve mund të ndodhë këtë vit.

Ai shprehu keqardhjen që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk janë normale” dhe pretendoi se Beogradi është izoluar duke “mos u shkëputur nga Kremlini”.

Duke folur për “France 24” gjatë Konferencës vjetore të Sigurisë në Mynih, kryeministri i Kosovës tha se Vuçiq i Serbisë “në një masë të madhe po luan në duart e Putinit”.

Kurti beson se lideri serb “ndonjëherë bën veprime që tregon se ndoshta ai nuk është plotësisht në linjë me Putinin sepse dëshiron të marrë fondet e BE-së dhe tolerancën e SHBA-së”, pasi ekonomia serbe, edhe pse kryesisht e varur nga nafta dhe gazi rus, është gjithashtu “e lidhur me Perëndimin”.

Duke iu kthyer luftës në Ukrainë, Kurti tha se Perëndimi duhet të sigurojë ndihmë shtesë për forcat ukrainase. Ai shtoi se kishte frikë se sulmet e mercenarëve të “Grupit Wagner” kundër Kosovës ishin “të mundshme”, ndërsa shtoi se Kosovë mbetet vigjilente, por nuk ka frikë.

/Shqip.com