Lajme

Kurti: Njerëzit që qëndruan në barrikada ishin nga Ujqërit e Natës dhe Grupi Wagner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se së fundmi posedojnë informacione rreth njerëzve që kanë qëndruar tek barrikadat dhe se të dhënat e tyre janë dërguar në prokurori.

Ai tha se njerëzit që qëndruan në barrikada u sollën me autobusë nga Serbia dhe se ndër ta kishte edhe persona të maskuar të Brigadës së Veriut, Grupit Wagner dhe Ujqërit e Natës, për të cilat tha se ka foto e video.

“Njerëzit po sillen me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Wagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë e Veriut”, ka thënë Kurti.

Derisa ka shtuar se nuk mund t’i publikojë këto prova meqë “pozicioni nga i cili janë marrë fotot dhe videot mund të tradhtojë burimet tona”.

Përveç kontrabandës dhe krimit, Kurti ka thënë se thesari i shtetit është i prekur kryesisht nga fakti se askush në veriun e Kosovës nuk paguan për furnizimin me energji elektrike.

“Ne po rrjedhim gjak financiarisht për këtë. Ne i dhamë një licencë kompanisë së tyre të energjisë dhe bëmë një marrëveshje në qershor për ta zgjidhur këtë, por kjo nuk po zbatohet. Kaq i kushton autonomia serbe. Autokratët e shohin bujarinë tonë si dobësi”, ka thënë Kurti për gazetën NCR.

/Shqip.com