Lajme

Kurti: Nga tetori do ta hapim aplikimin për shtesa edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se deri me tani se këtë muaj po bëhen një vit prej kur për herë të parë filluam skemën e Shtesave për Fëmijë dhe Shtesave për Lehona.

Ai ka thënë se deri me tani kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë e mbi 20 mijë nëna të reja.

“Nga shtatori 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës”.

Ai ka thënë se në tetor do të hapën aplikimet për fëmijët e lindur nga vitit 2011.

“Rishtazi hapëm aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapim edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011. Kështu, gradualisht po zgjerojmë skemën e shtesave drejt synimit tonë për të përfshirë të gjitha gjeneratat deri në moshën 16 vjeçare.

Nuk ka kthim prapa shtatorit të vitit të kaluar. Shtesat për fëmijë dhe lehona janë dëshmi dhe do të bëhen traditë e qeverisjes së mirë.

Të angazhuar që secila familje ta ndiej dorën e shtetit, do të vazhdojmë edhe më tej me politika që në qendër kanë ngritjen e mirëqenies për qytetarët tanë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda

Ndryshe, Kurti po merr pjesë në funeralin shtetëror të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.

Gjatë kësaj vizite, Kurti është takuar me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda ku kanë kërkuar që të investojnë në Kosovë.

Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari./SHQIP.com