Lajme

Kurti: Nevojitet demokratizimi i partive politike, nuk mjafton vetëm i institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimin me drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy ka diskutuar për politikat programore të partive politike për të cilat ka thënë se nevojitet demokratizimi i tyre dhe nuk mjafton vetëm i institucioneve.

Sipas njoftimit të Qeverisë, për shkak të stabilitetit institucional dhe qeverisjes demokratike, Kosova është renditur në vendin e parë sa i përket sundimit te ligjit në Ballkan.

“Kosova është renditur në vendin e parë sa i përket sundimit të ligjit në Ballkan sipas world Justice Project, është ngritur për 17 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit sipas Transparency International dhe për 17 vende më lart sa i përket lirisë së mediave, sipas Reporterëve pa Kufij”, thuhet në komunikatën për media.

Kurti në këtë takim ka thënë që me politikat e Qeverisë së tij, demokracia dhe ekonomia zhvillohen krahas njëra-tjetrës.

“Me politikat tona në qeverisje kemi dëshmuar që demokracia dhe ekonomia zhvillohen krahas njëra-tjetrës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Tutje thuhet se për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti ka thënë që fillimisht Serbia duhet të pranoj dokumentet e Kosovës.

“Lidhur me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, Kurti ka ritheksuar që marrëveshja duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë dhe fillimisht Serbia duhet të pranojë dokumentet e Kosovës” thuhet në komunikatën e Qeverisë

Ndërsa, për fund Paul McCarthy kishte falënderuar Kurtin për bashkëpunim dhe i tha që e mirëpret në vizitën e ardhshme në SHBA./Shqip.com