Lajme

Kurti nesër takon kryetarët e Komunave, këto janë temat e diskutimit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të martën takon kryetarët e komunave të Kosovës.

Në këtë takim së bashku me Kurti pritet të jenë prezentë edhe tre nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Në takim marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë,Artane Rizvanolli.

Buxheti për vitin 2023 dhe kriza energjike pritet të jenë temat e diskutimit.

Takimi do fillojë në ora 10:00 në Hotel Grand, Kurti me tre ministra do t’i presë në takim kryetarët e komunave të Kosovës.

/Shqip.com