Lajme

Kurti në takim me Von der Leyen diskutoi për reformat në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit

Kryeministri i Kosovës dhe Presidentja e Komisionit Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka folur për reformat e ndërmarra në drejtësi dhe për luftën ndaj korrupsionit, njofton Shqip.com.

Lexo edhe:
“Dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në Veri të Kosovës”

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim, Von der Leyen dhe Kurti diskutuan edhe për angazhimet e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit dhe reformat kyçe për zhvillimin dhe përafrimin me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në konferencë për media

“U diskutua për reformat si dhe mbështetjen e BE-së për arsimin dhe rininë e sidomos për rëndësinë e sistemit dual të mësimit, zbatimi i të cilit do të ndikojë në uljen e papunësisë, sidomos te të rinjtë Biseda pati theks të veçantë liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Lexo edhe:
Kurti pas takimit me Von der Leyen: Biseduam për vendimin e vonuar të BE-së për liberalizim të vizave

Bashkëpunimi rajonal e sidomos bashkëpunimi më i madh ekonomik në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit dhe implementimit të Tregut të Përbashkët Rajonal u theksua si domosdoshmëri”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndryshe, pas takimit me Kurtin, Von der Leyen u shpreh se është e shqetësuar me krizën aktuale në veri dhe është me rëndësi që të sh’tensionohet situata dhe dy shtetet të kthehen në dialog, pas reciprocitetit me targat./Shqip.com