Ekonomi Biznes

Kurti: Në pesë muajt e fundit situata ekonomike është përmirësuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se situata ekonomike është përmirësuar në pesë muajt e fundit, shkruan SHQIP.

Këtë pretendim, Kurti e tha gjatë një ceremonie hyrëse ku ka vizituar pinarin e shkollave profesionale, pjesë e VET Samitit, organizuar nga Klubi i Prodhuesve së bashku me Besa Fondacion.

Kreu i ekzekutivit theksoi se aktiviteti ekonomik është rritur 15 për qind, eksportet 66 për qind, ndërsa vendi sipas tij ka 30 për qind më shumë të hyra.

Shtoi se rritja ekonomike do të jetë 7.9 për qind.

“Tani na duhet ta ndjekim me implementimin e sistemim të arsimit dhe sistemit profesional. Arsimi dhe aftësimi profesional e mban çelësin e progresit teknologjik, industrializimit të shpejtë, shtimin e vendeve të punës, krijimit të pasurisë, uljes së varfërisë dhe zbutjes së pabarazisë”, tha Kurti.

Për papunësinë, ai shtoi se ka një paradoks, pasi bizneset dhe industria nuk mund të plotësojnë numrin e punëtorëve, ndërsa papunësia zyrtare është shumë e lartë.

“Këto sinjale na kanë bërë të ditur se sistemi i arsimit dhe aftësimit profesional pa marrë parasysh që është nënshtruar në forma të shumta s’ka arritur t’i përshtatet nevojave të industrisë”./SHQIP