Lajme

Kurti në Norvegji takohet me Ministren e Punëve të Jashtme, u bisedua invazionin e agresionin rus në Ukrainë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën e tij zyrtare në Norvegji, ku atje është takuar me Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt.

Gjatë takimit, Kurti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Republikës së Kosovës, veçanërisht për sigurinë dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë, si dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Kryeministri Kurti shprehu interesimin për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Takimi i Kryeministrit, Albin Kurti në Norvegji

Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Edona Maloku Bërdyna dhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ku u bisedua për mundësitë për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet dypalëshe.

 “U bisedua edhe për invazionin e agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, në Evropë e posaçërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është rreshtuar krahas botës demokratike, duke ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe duke shprehur gatishmërinë për të pranuar 20 gazetarë e për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas”, thuhet tutje në njoftim./Shqip.com

Takimi i Kryeministrit, Albin Kurti në Norvegji