Lajme

Kurti në Greqi: Na duhet ndihmë për të luftuar krimin dhe korrupsionin

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën që lamë pas ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të 23-të të Symi Symposium në Athinë të Greqisë, i cili po zhvillohet sipas Chatham House Rules.

Kurti ka publikuar në Facebook, një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në këtë evet ku ka deklaruar se nëse arrijmë që të zbatojmë programin tonë për punë e drejtësi në Kosovë, atëherë do t´ia dalim që t´i bindim qytetarët tanë që ta ndjekin lumturinë e tyre duke qëndruar në vendin e tyre.

Kurti për këtë ka thënë se na duhet ndihmë për të luftuar korrupsionin e krimin.

Kurti më tej ka thënë se Kosova është njohur prej 117 shteteve e që tashmë është nisur që të përmirësohen marrëdhëniet edhe me vende si Greqia.

“Jemi të pavarur, jemi njohur prej 117 shteteve dhe kemi nisur të përmirësojmë marrëdhëniet me vende si Greqia, udhëheqësit e së cilës na pritën miqësisht në këto ditët e fundit. Jam i sigurt se edhe më shumë vende do ta njohin pavarësinë tonë, ndërkohë që paralelisht ne po punojmë për dialog parimor me Serbinë, që do të çojë në njohje të dyanshme, me lehtësim nga BE dhe me ndihmë nga ShBA”, ka shtuar ai./SHQIP.com